1 Mars, 2022

Trajnim i mentorëve PVH

Në ditën e fundit të shkurtit u realizua trajnimi për mentorët e PHV përmes Programit Kombëtar “Kryqi i Kuq në Veprim – Promovimi i Vlerave Humane” (programi PVH). Në vitin kur programi është më shumë në nivel lokal, kur theksi vihet në punën e shpërndarësve, ne ndjemë se nevojitej mbështetje shtesë që mund të sigurohej përmes mentorëve të PVH. Ata janë instruktorë të PVH-së që kanë përvojë shumëvjeçare në kryerjen e trajnimeve, punës me të rinjtë dhe realizimin e projekteve të vogla sepse disa prej tyre ishin të rinj të PVH-së të cilët vetë realizuan projekte të vogla për të mirën e komunitetit ose shpërndarës të PVH-së në OKKK të tyre.

Këtë vit kanë aplikuar 9 mentorë të cilët do të mbështesin 4 deri në 5 shpërndarës lokalë përmes një sistemi të organizuar takimesh, mbledhjesh dhe kanalesh për komunikim më të lehtë.

Këtë vit përmes programit PHV do të përfshihen 41 shpërndarës dhe do të trajnohen 820 të rinj të moshës 13 deri në 17 vjeç në 28 qytete të vendit.

< kthehu mbrapa