21 Prill, 2015

Trajnim i realizuar simulativ dhe u promovua aplikacioni për ndihmë të parë për telefonat celular

Kryqi i kuq i RM-së më 20.04.2015 si partner i Këshillit republikan për siguri në komunikacion, sëbashku me Ministrinë e shëndetësisë, EPSH Shtëpia e shëndetit, sëbashku me ndihmën e shpejtë medicinale, Ministrinë e punëve të brendshme në kuadër të fushatës për rritjen e Sigurisë në komunikacionin rrugor me vullnetarët dhe grimuesit e vet mori pjesë në organizimin dhe realizimin e trajnimit simulativ Fatkeqësi në komunikacion me këmbësor të lënduar.

Njëkohësisht në kuadër të kësaj fushate, Kryqi i kuq i RM-së, e promovoi edhe aplikacionin për ndihmë të parë për telefona celular (IOS dhe sisteme operative Android) që është i lehtë për përdorim, pa pagesë dhe i kapshëm për çdo qytetar.

Aplikacioni përmban instruksione të thjeshta hap pas hapi për dhënien e ndihmës së parë në fatkeqësi dhe lëndime të ndryshme.

Integruar me numrin 194 për Ndihmë të shpejtë mjekësore

Video dhe animacione të cilat kontribuojnë që mësimi për dhënien e ndihmës së parë të jetë argëtues dhe i lehtë.

Kuizet interaktive për testimin e diturisë së mësuar.

Përmbajtja e të njëjtave është në pajtueshmëri me rekomandimet e Qendrës evropiane për risusitacion dhe Asociacionin amerikan për ndihmë të parë.

Gjithsesi duhet të theksojmë se edhe aplikacioni më i mirë nuk mund ta zëvendësojë trajnimin dhe hasjen e aftësive praktike për dhënien e ndihmës së parë posaçërisht si ky që është me rëndësi esenciale që në momentin kyç të shpëtohet një jetë!

Përkrahje teknike nga ana e Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe dhe Kryqi i kuq i Amerikës, si dhe përkrahje profesionale nga ana e T – Mobile Maqedoni.

pokazna

< kthehu mbrapa