Trajnim për gatishmëri dhe veprim në rast të katastrofave
Nga 14 deri 16.12.2017 në ambientet e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë – Organizata komunale Manastir, u mbajt trajnimi për gatishmëri dhe veprim në rast të katastrofave, në kuadër të Projektit “Zvogëlimi i rreziqeve nga katastrofat në mikro-rajonet Manastir dhe Gostivar”.
Në këtë trajnim, përmes ushtrimeve interaktive, ligjëratave dhe këmbimit të përvojave, u punua në këto tema: Roli i Kryqit të kuq në sistemin e menaxhimit me katastrofat në Republikën e Maqedonisë, Siguria dhe rreziqet në terren, Ndihma dhe distribucioni humanitar, Vlerësimi i shpejtë i terrenit, Mbështetja psikosociale, Ndihma e parë, Standardet SFERA, Strehimi dhe Kampi i menaxhimit, si dhe Komunikimi në gjendje të krizës. Në kuadër të trajnimit janë bërë 3 ushtrime praktike me lojtarë me role, ndër të cilat, Rasti studimor “Vala e ftohtë” (komunikimi me institucionet, analiza e të dhënave dhe përgatitja e planit të veprimit), Komunikimi me mediat (mbajtja e konferencave të shtypit, Kampi i menaxhimit (strehimi i personave të prekur nga vala e ftohtë).
Trajnimi u zbatua nga ana e instruktorëve për gatishmëri dhe veprim në katastrofa të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, sipas metodologjisë së Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe për trajnim për të reaguar në katastrofa.