30 Janar, 2023

Trajnim për mentorët e PVH (Promovimit të Vlerave Humanitare)

Më 26 janar u mbajt një takim online për mentorët e PVH për ciklin e sivjetshëm të PVH. Gjithsej janë paraqitur 10 mentorë, të cilët janë vullnetarë me përvojë dhe instruktorë disavjeçarë në program. Çdo mentor do të mentorojë mesatarisht 4 deseminatorë, përkatësisht 4 OKKK. Ata do t’i udhëheqin nëpërmjet procesit të trajnimit, motivimit me të rinjtë, punës me grupe të vogla, mbështetjes në përgatitjen e raporteve, mbështetjes në procesin e përgatitjes së projekteve të vogla, dokumentimit dhe përgatitjes së videove për çdo projekt.

Trajnimi për 37 deseminatorë të propozuar nga OKKK do të realizohet fundjavën e ardhshme. Trajnimi do të realizohet në Shkup, duke filluar kështu një periudhë trajnimi në OKKK dhe një periudhë për zhvillimin e projekteve të vogla.

< kthehu mbrapa