Trajnim për ndihmën e parë me temën Metodologjia dhe teknikat e mësimdhënies së ndihmës së parë
Në periudhën prej 28-30.10.2022, në Qendrën për kuader dhe rekreacion “Solferino” në Strugë, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti trajnim me temë “Metodologjia dhe teknikat e mësimdhënies së ndihmës së parë”, mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuq në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor në situata emergjente,.
Në trajnim morren pjesë 26 ligjërues dhe demonstrues të ndihmës së parë, i cili është realizuar nga trajner i licencuar për trajnerë të ndihmës së parë nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte forcimi i njohurive dhe aftësive dhe përvetësimi i njohurive të reja për metodologjinë dhe teknikat e mësimdhënies së ndihmës së parë për pedagogët dhe demonstruesit e kurseve të ndihmës së parë.