Trajnim për Ndihmën e Parë Psikologjike në situata krize dhe emergjente
Më 19 Shtator 2023, Qendra për shëndet mendor dhe mbështetje psiko-sociale pranë Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti trajnim njëditor me temë: Ndihma e Parë Psikologjike në situata krize dhe emergjente. Trajnimin e realizoi psikologia dhe kryetarja e trupit për reagim emergjent gjatë fatkeqësive të Odës së Psikologëve Tiana Ivanovska.
18 pjesëmarrës nga Kryqi i Kuq i RMV, përfaqësues nga KKQSH, OOKK Kërçovë, Kavadar, Gostivar, Ohër dhe anëtarë të ekipit për reagim emergjent gjatë fatkeqësive të Odës së Psikologëve të RMV patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre për ndihma e parë psikologjike në ngjarje komplekse. Ky aktivitet forcoi kapacitetet e pjesëmarrësve të cilët më tej do të realizojnë dhe zbatojnë aktivitete për ndihmën e parë psikologjike dhe mbështetje psiko-sociale në situata krize. Pjesëmarrësit e trajnuar për reagim psiko-social në kriza janë pjesë e komponentit të menaxhimit të krizave dhe veprimit të Qendrës për Shëndet Mendor dhe Mbështetje Psiko-Sociale.