Red Cross Shape
TRAJNIM PËR PËRGATITJEN E PROJEKTEVE PËR FONDIN PËR ZHVILLIM DHE PROJEKTE

2022-10-31

TRAJNIM PËR PËRGATITJEN E PROJEKTEVE PËR FONDIN PËR ZHVILLIM DHE PROJEKTE

Në periudhën 26-28.10.2022 në hotel Solferino në Strugë është mbajtur trajnimi për përgatitjen e projekteve për “Fondin për Zhvillim dhe Projekte”. Trajnimi ishte i dedikuar për përfaqësuesit e 7 Organizatave kamunale të Kryqit të Kuq që deri më tani kanë shprehur interesim për përmirësime shtesë ose kanë dorëzuar aplikacione për projekte në thirrjet për mbështetje në kuadër të Fondit për Zhvillim.

Gjatë trajnimit u prezantuan kriteret dhe kushtet e aplikimit të përcaktuara në Rregulloren e Punës së Fondit për Zhvillim dhe Projekte të KKRMV, u zhvilluan formatet për përgatitjen e një projekt-propozimi, propozim-buxheti, vizibiliteti dhe shembuj dhe përvoja positive nga projektet e mbështetura që janë ndarë nga Fondi në vitet e kaluara.

Përmes aplikimit të metodave interaktive u zhvilluan temat që kanë të bëjnë me zhvillimin e organizatave komunale të Kryqit të Kuq në fushën e përkrahjes së iniciativave për rritjen e anëtarësimit, numrin e vullnetarëve apo ruajtjen e stabilitetit financiar.

Pjesëmarrësit u njoftuan gjithashtu edhe me qasjen e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ndaj “Procesit të Planifikimit të Projektit” si dhe udhëzimet e përkthyera për përgatitjen e projektit.

Други вести

U KONSTITUUA PËRBËRJA E RE E KËSHILLIT TË TË RINJVE TË KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Rezultatet e Programit PVH për ciklin 2026!
Punëtoria përgatitore PHV, 05–07 qershor, Solferino-Strugë

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026