4 Prill, 2017

Trajnim për shpëtim dhe shpërndarje të ndihmave humanitare në kushte dimërore

Në periudhën 31.03 -02.04.2017, në Hotelin “Arena” në Kodrën e Diellit, u mbajt trajnimi për shpëtim dhe shpërndarje të ndihmave humanitare në kushte dimërore. Në këtë trajnim u zhvilluan temat mbi ortekët dhe shfaqjen e tyre, bora dhe profilet e borës, skitë, shpëtimi, siguria dhe rreziku gjatë shpëtimit dhe distribucioni. Pas përfundimit të pjesës teorike dhe pjesës praktike, nga ana e ekipit organizativ u realizua një ushtrim simulues në të cilën pjesëmarrësit morën pjesë në kërkimin dhe shpëtimin e një skitari të mbuluar nga një ortek në Kodrën e Diellit. Pjesëmarrësit treguan një nivel të lartë të njohurive dhe shkathtësive në përballjen me situatat në kushte dimërore dhe ata morën nga një certifikatë për kompletimin e trajnimit për shpëtim dhe shpërndarje të ndihmave humanitare në kushte dimërore.

Pjesëmarrës të këtij trajnimi ishin 19 përfaqësues (vullnetarë, punonjës) të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, Kryqit të kuq të Manastirit, Ohrit, Velesit, Kriva Pallankës.

< kthehu mbrapa