
17 Korrik, 2019
Trajnim për transferimin e CASH-it
Në periudhën 15-17.07.2019 në Beograd, organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, u mbajt një trajnim për CASH për RDRT për anëtarët (program i pagesave të drejtpërdrejta për anëtarët e ekipit rajonal të reagimit ndaj katastrofave).
Në këtë trajnim morën pjesë anëtarët e ekipit rajonal të reagimit ndaj katastrofave (RDRT) të shoqatave nacionale të Bosnjës e Hercegovinës, Serbisë, Bullgarisë, Shqipërisë, Turqisë, Lituanisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ky trajnim përfaqëson forcimin e kapaciteteve në nivel rajonal për një reagim të shpejtë dhe të strukturuar në rast nevoje për të mbështetur shoqatat nacionale në rajon.