3 Dhjetor, 2013

Trajnim simulativ për evakuim në shkolla

zupa1           Në kuadër të projektit Aktivitete për uljen e rreziqeve nga katastrofat, që në mënyrë financiare është përkrahur nga ana e Gjysmëhënës së kuqe u mbajt trajnim simulativ për evakuim në shkolla. Realizimi i trajnimit është rezultat i implementimit paraprak të aktiviteteve projektuese në rajonin e Dibrës, dhe paraqet mundësi për implementim praktik të diturisë së marur të profesorëve dhe nxënësve dhe i njëjti u realizua në SHMK “Mustafa Qemal Ataturk” në Qnedrën Zhupa, më 29.11.2013.

Përveç Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht organizatës komunale të KK Dibër, në trajnim morën pjesë edhe qendrat rajonale të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Qendra për menaxhim me kriza  si dhe vetqeverisja lokale e Qendrës Zhupë.

Para se të mbahet trajnimi u mbajt edhe një mbledhje koordinative, me qëllim rishqyrtimin e planeve për evakuim dhe procedurat konkrete të cilat duhet të ndërmerren.

Trajnimi ku u simulua tërmet, u zhvillua sipas skenarit dh i njëjti u zbatua me notë të lartë për koordinim dhe përgjigje në kohë.

Nxënësit dhe arsimtarët me sukses u evakuuan deri në një vend të caktuar të paraparë në plan (fushë e shkollës, ku profesorët e vërtetuan numrin e saktë të nxënësve.

Pas evukuimi të realizuar me sukses, përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të RM-së diskutuan jo vetëm me personelin e shkollës, por edhe me nxënësit për rëndësinë e trajnimit. Diskutimi rezultoi me vërtetimin e drejtorit për mbajtjen e trajnimeve të tilla, një deri dy herë në vit me qëllim që përgatitja për evakuim të jeë në nivel të lartë.

zupa2

Me implementimin e projektit Aktivitete për uljen e rreziqeve nga katastrofat, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, nëpërmjet organizatës komunale të KK Dibër në mënyrë të rëndësishme kontribuoi në përforcimin e kapaciteeve lokale për uljen e rreziqeve nga katastrofat.

< kthehu mbrapa