7 Mars, 2023

Trajnime PVH për përpunimin e projekteve të vogla

Në kuadër të programit PVH për vitin 2023 kanë përfunduar edhe trajnimet e dyta të PVH. Në terren janë realizuar 37 trajnime, ku kanë marrë pjesë rreth 1100 të rinj. Ky është i dyti nga seria prej tre trajnimeve. Në disa Organizata Komunale të Kryqit të Kuq tashmë kanë përfunduar trajnimet e treta, të cilat do të realizohen në ditët në vijim. Në këto trajnime, të rinjtë u njohën më shumë me programin, u informuan më shumë për problemet e tyre lokale, mënyrat se si mund të bëjnë ndryshime, mësuan se cilët janë përfituesit, cili është problemi, cili është qëllimi dhe si munden ata të veprojnë. Por më e rëndësishmja, trajnimet u zhvilluan në një disponim të shkëlqyer, në një atmosferë pozitive, të rinjtë inkurajohen të veprojnë dhe të besojnë në aftësitë dhe kapacitetet e tyre.

Në çdo OKKK ka një shpërndarës përgjegjës, i cili ofron mbështetje për grupin e tij dhe i ndjek ata gjatë procesit të kërkimit dhe zbatimit të projekteve të vogla.

Programi funksionon për më shumë se 25 vjet në vend!

 

#phv2023 #redcross #youth #PVH

< kthehu mbrapa