1 Korrik, 2021
Trajnimi i parë ndërkombëtar për Trajnimin e Trajnuesve për ndihmë të parë
Në periudhën prej 22 – 26.06.2021, në Sutomore, Mal të Zi, në organizim nga ana e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe – Zyra Rajonale Evropë, u organizua trajnimi i parë ndërkombëtar post KOVID, si dhe trajnimi i parë ndërkombëtar për Trajnimin e Trajnuesve për ndihmë të parë në rajon.
Në trajnim morën pjesë përfaqësues nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, KK i Malit të Zi, KK i Bosnjes dhe Hercegovinës, KK të Shqipërisë dhe KK i Serbisë.