Trajnimi ndërkombëtar për ujin dhe instalimet hidro-sanitare dhe promovimi i higjienës, Dojran 2017
Në periudhën nga 12.05 deri më 19.05.2017 Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Kryqin e kuq të Austrisë – Shtajer organizoi një trajnim për ujin dhe instalimet hidro-sanitare dhe për promovimin e higjienës në Qendrën e Kryqit të kuq të RM-së në Dojran.
Në këtë trajnim morën pjesë 26 pjesëmarrës dhe trajnerë të Kryqit të kuq të RM-së dhe 7 pjesëmarrës dhe trajnerë të Kryqit të kuq të Austrisë. Gjatë trajnimit tetë-ditor janë përpunuar përmbajtje të trajnimit për punën me stacionin e pastrimit të ujit ТWA6, siç janë testimi laboratorik i ujit, trajnimi për instalimet hidro-sanitare dhe promovimi i higjienës, distribucioni i ujit dhe vlerësimi i terrenit për sigurimin e resurseve ujore.
Trajnimi është duke u zbatuar nga instruktorë të licencuar me përvojë për pastrimin e ujit nga Kryqi i kuq i RM-së dhe Kryqi i kuq i Austrisë. Të gjithë pjesëmarrësit që kaluan trajnimin morën certifikate si kuadro të aftësuara për të punuar me stacionin e pastrimit të ujit.