20 Shkurt, 2018

Trajnimi ndërkombëtar i trajnerëve për promovimin e higjienës në katastrofa dhe situata të krizës

Përfaqësues të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë morën pjesë në trajnimin e trajnerëve për promovimin e higjienës në katastrofa dhe situata të krizës, organizuar nga ana e Kryqit të kuq të Austrisë, në kuadër të Qendrës së trajnimit për gatishmëri dhe reagim në rast të katastrofave në Vjenë, Austri. Trajnimi u mbajt nga 15.02 – 18.02.2018, me qëllim të forcimit të kapaciteteve në pjesën e promovimit të higjienës në katastrofa dhe situata të krizës, si dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Shoqatave nacionale në fushën e gatishmërisë dhe reagimit në rast të një katastrofe.

< kthehu mbrapa