16 Mars, 2023

Trajnimi në programin PVH ka përfunduar, është koha për aksion

Në kuadër të programit PVH përfunduan trajnimet e treta me temë “Dokumentimi i projekteve të vogla”. 1100 të rinj në të gjithë vendin janë gati për periudhën në vijim – realizimin e projekteve të vogla. Në gjysmën e dytë të marsit, prillit dhe gjysmës së parë të majit, të rinjtë do të hulumtojnë, do të bëjnë vlerësime, do të punojnë në grup, do të përhapin mirësinë dhe do ta praktikojnë në terren. Në përfundim të këtij procesi do të zhvillohen më shumë se 100 projekte të vogla në dobi të komunitetit, përmes të cilave do të ndihmohen më shumë se 3000 persona.

Përmes këtij procesi ata do të ndihmohen nga 37 diseminatorë, 9 mentorë, sekretarë dhe bashkëpunëtorë profesional nga 30 Organizata komunale të Kryqit të Kuq dhe shumë mentorë të vegjël. Ata do të fitojnë shumë aftësi që do t’u duhen në të ardhmen, do të dalin nga zona e tyre e rehatisë, do të mësojnë si të lidhin teorinë me praktikën dhe do të inkurajohen të kërkojnë zgjidhje që i shqetësojnë ata, por edhe të gjithë komunitetin.

Fat të mirë në këtë udhëtim të mrekullueshëm!

#phv2023 #redcross #youth #ПХВ

< kthehu mbrapa