7 Qershor, 2017

Trajnimi për logjistikë, vlerësim të shpejtë dhe distribucioni i ndihmës humanitare f. Bogomilë, Veles 01.06.2017 – 02.06.2017

Në periudhën 01.06.2017 – 02.06.2017 Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me OKKK Veles, i mbështetur nga ana e Klubit Rotari – Veles organizoi një punëtori për logjistikë, vlerësim dhe distribucion të ndihmës humanitare për nevojat e ekipit të reagimit në rast të katastrofave të OKKK Veles në f. Bogomilë, Veles.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të vullnetarëve të ekipit të reagimit në rast të katastrofave të OKKK Veles si dhe ngritja e efikasitetit gjatë reagimit në rast të katastrofvave me theks të veçantë në logjistikën, vlerësimin dhe distribucionin e ndihmës humanitare.

Në punëtorinë morën pjesë 18 pjesëmarrës dhe trajnerë të Kryqit të kuq të RM-së dhe OKKK Veles. Gjatë trajnimit dyditor janë përpunuar përmbajtje të logjistikës, vlerësimit dhe distribucionit të ndihmës humanitare. Duke këmbyer përvojat e deritashme dhe shembujt praktikë, ekipi i reagimit në rast të katastrofave i OKKK Veles u njoh me temat dhe rëndësinë dhe zbatimin e tyre praktik. Dita e dytë e punëtorisë u shfrytëzua për trajnimin e ushtrimeve për vlerësimin dhe përgatitjen e planit distributiv për skenarët e dhënë paraprakisht për fshatrat Nezhilovë dhe Oreshe. Anëtarët e ekipit me sukses përfunduan ushtrimin dhe zbatuan njohuritë e fituara.

< kthehu mbrapa