Trajnimi për shpëtim nga përmbytjet, Qendra e trajnimit Solferino, Strugë 28.05.2017 – 01.06.2017
Pas katastrofave që prekën rajonin e Maqedonisë viteve të fundit, për herë të parë Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë organizoi një trajnim për shpëtim nga përmbytjet në kuadër të projektit të mbështetur nga Kryqi i kuq i Austrisë dhe Agjencia Zhvillimore e Austrisë në periudhën 28.05.2017 – 01.06.2017 në Qendrën e trajnimit Solferino, Strugë në të cilin morën pjesë përfaqësues të KKRM, OKKK Ohër, Strugë, Veles, Manastir, KKQSH dhe MPB.
Qëllimi kryesor i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të vullnetarëve dhe e Shërbimit profesional të Kryqit të kuq, si dhe forcimi i rezistencës dhe ngritja e efikasitetit në reagimin me rastin e katastrofave.
Trajnimi është mbajtur në organizim të Kryqi të kuq të Republikës së Maqedonisë, i mbështetur financiarisht nga Kryqi i kuq i Austrisë dhe Agjencia Zhvillimore e Austrisë, dhe ligjërues ishin instruktorët e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe të Kryqit të kuq të Bullgarisë. Në kuadër të trajnimit, në mënyrë teorike dhe praktike janë përpunuar temat si veprimi për nxjerrjen, shpëtimin dhe ofrimin e ndihmës me rastin e përmbytjeve, rregullat themelore të lëvizjes nëpër lumë dhe notimi, përgatitja psikofizike e shpëtimtarëve, të drejtuarit e barkës (travers, ndalimi para dhe prapa), puna me litarët dhe nyjet, ndihma e parë etj. Në kuadër të trajnimit u mbajtën edhe ushtrime ku pjesëmarrësit qenë ndarë në 3 grupe dhe punuan në kërkimin e viktimave në rast të përmbytjeve, nxjerrjen, shpëtimin nga barka dhe dhënien e ndihmës së parë për të lënduarit. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit morën certifikate për trajnimin e përfunduar për shpëtimin në rast të përmbytjeve.