24 Qershor, 2019

Trofeu KKA-PVH

Trofeu në Ohër, në kuadër të Programit KKA-PVH – viti 2019

 

U mbajt manifestimi i 9-të me radhë “Trofeu KKA-PVH”, i cili synon promovimin e programit dhe të rinjve të asaj organizate komunale të Kryqit të kuq e cila ka punuar numrin më të madh të projekteve të vlerësuar me diell.

Këtë vit janë punuar 150 projekte të vogla, nga të cilat 33 janë vlerësuar me fazën diell, dhe fituesi i sivjetmë i Trofeut PVH është Organizata komunale e Kryqit të kuq të Ohrit. Në manifestimin solemn të pranishmëve iu drejtua sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të RM-së, përfaqësuesi i Këshillit të Komunës së Ohrit dhe kryetari i Kryqit të kuq të Ohrit.

Në sallën e mbushur plot në Qendrën e Kulturës “Grigor Përliçev” në Ohër, përveç trofeut, u dhanë edhe falënderime për Kumanovën, Qendrën, Velesin, Gostivarin, Koçanën, Prilepin, Radovishin, Karposhin, Kisella Vodën, Çairin, Strugën, Kavadarin, Vinicën dhe Vallandovën si organizata që kanë punuar projekte të vogla të cilat kanë bërë ndryshime të përhershme në komunitet.

Urime për të gjithë, diseminuesit, të rinjtë, arsimtarët, prindërit, sekretarët… për të gjithë që ishin pjesë e programit të sivjetmë që shkaktoi ndryshime tek më shumë se 3.000 persona.

< kthehu mbrapa