2 Maj, 2018

Trofeu PVH

Tradicionalisht çdo vit jepet Trofeu PVH në kuadër të Programit të PVH-së. Ai është një shpërblim për organizatën komunale, ose diseminatorin dhe gjithë grupin e të rinjve që kanë punuar më së shumti projekte të vogla me shenjën e diellit, gjegjësisht projektet me të cilat bëhen ndryshime të përhershme në komunitet. Sivjet kemi, gjithsej 22 projekte të vogla me Diell nga të cilat: Radovishi – 4 projekte, Koçana – 3 projekte, Ohri – 3 projekte, Gostivari – 3 projekte, Velesi – 2 projekte, Prilepi – 2 projekte, Vinica -1 projekt, Kavadari – 1 projekt, Negotina – 1 projekt, Strumica – 1 projekt dhe Qendra – 1 projekt. Organizata komunale e Kryqit të kuq Radovish sivjet është bartëse e Trofeut PVH për shkak të numrit të projekteve të shpërblyera me diell. Manifestimi për dhënien e Trofeut do të ndodhë para fundit të muajit ku para një publiku të shumënumërt, para prindërve, përfaqësuesve të grupeve qëllimore, vullnetarëve si dhe para babait të qytetit – kryetarit të qytetit, do të prezantohen rezultatet dhe puna e tyre me të cilën të gjithë ne krenohemi.

< kthehu mbrapa