19 Dhjetor, 2022

Tryezë e rrumbullakët me temë “Modernizimi i shërbimeve sociale – si të vazhdohet më tej”

Në kuadër të projektit “Mbështetje për modernizimin dhe deinstitucionalizimin e shërbimeve sociale” financuar nga Bashkimi Evropian, nën organizimin dhe mbështetjen e  Delegacionit  Evropian dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, u mbajt një takim përfundimtar  ku u organizua edhe një tryezë e rrumbullakët me temë: “Modernizimi i shërbimeve sociale – si të vazhdohet më tej”. Lidhur me këtë temë, fjalën e morën z. Stefan Hudolin, Shef i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE, z. Enver Husejin, Zëvendës Ministër i Punës dhe Politikës Sociale, znj. Sanela Shkrkel, deputete në Parlamentin e RMV, z. Goran Gerasimovski, Kryetar i Komunës Qendër, znj. Marija Marijanaku, udhëheqëse e ekipit të projektit dhe Prof. Dr. Romel Velev, Kryetar i Kryqit të Kuq të RMV. Në tryezën e rrumbullakët u diskutuan rezultatet e arritura të projektit katërvjeçar, ndryshimet reformuese të bëra në mbrojtjen sociale për ngritjen e shërbimeve të reja, mundësitë për zhvillimin e shërbimeve, si dhe krijimi i mundësive të reja për aktivizimin ekonomik të grupet më të ndjeshme të popullsisë për ofrimin e shërbimeve sociale.

Kryetari i Kryqit të Kuq të RMV theksoi shërbimet sociale të krijuara për kujdesin dhe ndihmën ndaj të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara në shoqërinë kombëtare, të cilët mbulojnë një numër të madh të grupeve më të ndjeshme të popullsisë, me qëllim që të kontribuojnë për një cilësi më të mirë të jetës në komunitete.  Në veçanti u theksua investimi i vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve cilësore deri te shfrytëzuesit përfundimtar. U përmend inkuadrimi i shërbimeve risi të zhvillimit sociale, si shërbimi “Butoni i urgjencës” që synon të ndihmojë të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, transporti dedikuar personave që janë në gjendje jashtë rrezikut për jetë, si dhe planet e ardhshme për të hapur një qendër mjekësore sociale.

< kthehu mbrapa