Red Cross Shape
    Search Icon
    mk-flagal-flagen-flag
U dhanë falënderime për ekipet që ndihmuan pas tërmetit në Shqipëri

2019-12-03

U dhanë falënderime për ekipet që ndihmuan pas tërmetit në Shqipëri

Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe Ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për çështjet evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit (DMSH), Adnan Xhaferoski, në prani të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, Fatos Reka, më 02.12.2019 në Qeveri nderuan Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe forcat republikane të mbrojtjes dhe shpëtimit të dërguara në Shqipëri pas tërmetit katastrofal.