U dorëzua donacioni nga Posta e Maqedonisë
“Java e humanitetit” që e organizoi Posta e Maqedonisë në bashkëpunim me Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë mbaroi me sukses. Gjatë ditës së djeshme, 17.08.2015, në deponë e Organizatës komunale të Kryqit të kuq në Tetovë u dorëzua ndihma humanitare që ishte mbi 3000 kg dhe që një pjesë më e madhe është nga të punësuarit në Postën e Maqedonisë.
Përskaj të mirave materiale të grumbulluara si rroba – mbi 900 kg, ujë mbi 1600 litra, mjete për higjienë personale mbi 500 kg, të punësuarit e Postës së Maqedonisë për të pësuarit në Tetovë grumbullojnë edhe mjete financiare.
SHA “Posta e Maqedonisë” shpreh keqardhje dhe ngushëllime për familjet që pësuan në këtë katastrofë natyrore dhe u bën apel të gjithë qytetarëve human të kontribuojnë me donacionet e tyre.
Kryqi i kuq i RM-së shpreh falënderim Postës së Maqedonisë për kyçjen dhe përkrahjen e tyre në sigurimin e ndihmës humanitare për popullatën që pësoi nga vërshimet dhe përmbytjet në Tetovë dhe rrethinë.