
U hap objekti i ri në Qendrën e Trajnimit Solferino – Strugë
Më 22 nëntor, në mënyrë solemne u hap objekti i ri në Qendrën e Trajnimit Solferino në Strugë. Ngjarjen e hapi sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të RM-së, z. Sait Saiti, i cili theksoi se ndërtimi i këtij objekti është në drejtim të zgjerimit të kapaciteteve të akomodimit të objektit ekzistues, dhe se mbështetja për ndërtimin e tij është marrë nga Federata ndërkombëtare e shoqatave të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, Prokredit Banka dhe shumë Shoqata nacionale të Kryqit të kuq në kuadër të thirrjes urgjente për krizën e migruesve.
Në këtë ngjarje të pranishmëve iu drejtua edhe z. Elkan Rahimov nga Federata ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe ku me prerjen e shiritit u be edhe hapja e objektit.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Kryqit të kuq të Malit të Zi, Kryqi i kuq i Bullgarisë, Kryqi i kuq i Shqipërisë, Kryqi i kuq i Bosnjë e Hercegovinës, Kryqi i kuq i Kosovës, Gjysmëhëna e kuqe e Turqisë, Federata ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, punonjës dhe mbështetës të Kryqit të kuq.
Në kuadër të këtij takimi u realizua një takim pune me përfaqësuesit e delegacioneve, ku përmes videos u prezantua puna e Kryqit të kuq të RM-së dhe një pjesë e programeve, implementimi i të cilave është bërë përmes Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit. Gjithashtu u diskutua për bashkëpunimin në rajon, për promovimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe për mësimin e praktikave të mira në punën e shoqatave nacionale.