26 Nëntor, 2019

U mbajt “Akademi Rinore” e parë e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në periudhën 20-22.10.2020 në Hotelin “Solferino” u mbajt “Akademia Rinore” e parë e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Akademia Rinore përfaqëson një formë të aftësimit të certifikuar të kuadrove të zhvillimit dhe implementimit të programeve të të rinjve të Kryqit të Kuq të RMV-së. Në Akademinë e parë morën pjesë gjithsej 17 përfaqësues të OKKK dhe KKQSH, të cilët patën mundësinë të përvetësojnë njohuri dhe shkathtësi të mbajtjes së trajnimeve të vullnetarëve të rinj për edukim bashkëmoshatarësh mbi programet preventive të Kryqit të Kuq. Pas përfundimit të pjesës teorike, në periudhën 25.11-01.03.2020 pjesëmarrësit kanë për detyrë të realizojnë pjesën praktike, respektivisht të mbajnë trajnime për edukatorët e bashkëmoshatarëve në kuadër të OKKK/KKQSH, të mbikëqyrur dhe të mentoruar nga trajnerët e Akademisë. Pas përfundimit të suksesshëm të pjesës praktike, ata do të marrin kualifikimin “Trajnues i edukatës bashkëmoshatare i të rinjve për programet preventive të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut” në përputhje me “Rregulloren e aftësimit të edukatorëve të bashkëmoshatarëve dhe trajnuesve të edukimit bashkëmoshatar të të rinjve për programet preventive të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë”.

< kthehu mbrapa