23 Shtator, 2014

U MBAJT GARA E 23-të SHTETËRORE NGA NDIHMA E PARË

[responsive]Drzaven natprevar prva pomos-227[/responsive]

Më 20 shtator të vitit 2014 në Kumanovë u mbajt Gara e 23-të shtetërore e ekipeve nga ndihma e parë. Gara vjetore nga ndihma e parë u zhvillua nën moton “Ndihma e parë në fatkeqësitë dhe katastrofat e përditshme”, ku morën pjesë 25 ekipe të OKKK dhe një ekipë reviale nga OQ e Kryqit të Kuq Nish – Republika e Serbisë. Gara kishte për qëllim ta promovojë ndihmën e parë tek popullata e re, duke theksuar komponentën humane e cila është me rëndësi jashtzakonisht të madhe për sigurimin e përditshmërisë së sigurt.

Gara u mbajt në dy traektorë të imagjinuara të cilat përmbanin nga 4 vende pune ku u simuluan 12 lëndime dhe 1 reanimacion për ringjalljen e zemrës – mushkrive të bardha, në 2 vende pune u zhvilluan lojëra me karakter argëtues – rekreativ dhe në një vend pune kishte karakter garues nga fusha e diseminimit.

Më me sukses ishte ekipi i OKKK Qendër ku mori vendin e parë me 942 pikë, vendin e dytë e mori ekipi i OKKK Kisella Vodë me 940 pikë, vendin e tretë e mori ekipi i OKKK Veles me 907 pikë, vendin e katërt e mori ekipi i OKKK Ohër me 902, ndërsa vendin e e pestë e ndanë ekipet e OKKK Koçan dhe OQKK Nish me 900 pikë.

Në fushën e diseminimit rezultate më të mira treguan OKKK Koçan, Probishtip dhe Kumanovë.

Gara u zhvillua sipas skenarit të vërtetuar, në atmosferë fer dhe korrekte.

Në hapjen solemnetë Garës shtetërore nga ndihma e parë mbajtën fjalim kryetari i OKKK Kumanovë d-r Nuhi Jusufi dhe kryetari i KKRM-së d-r Millço Trajkov, ndërsa në mbylljen dhe shpalljen e ekipeve morën pjesë d-r Ognen Kostovski kryetar i Këshillit organizativ, sekretari gjeneral i KKRM-së d-r Sait Saiti dhe përfaqësuesi i Komunës Kumanovë z. Zhika Kërstevski.

< kthehu mbrapa