29 Tetor, 2019

U mbajt një takim për zhvillimin e Shoqatave Nacionale të KK/GJK të Evropës

Në periudhën 21-23.10.2019 në Budapest, Hungari, u mbajt një takim i personave përgjegjës për programet e zhvillimit në Shoqatat Nacionale të KK/GJK të Evropës. Në takim morën pjesë 48 përfaqësues, përfshirë përfaqësues të shoqatave nacionale, zyrave rajonale të KNKK dhe FNKK, një përfaqësues i Këshillit Drejtues të FNKK, një përfaqësues i Komisionit të Përbashkët Statutor të KNKK dhe FNKK dhe një përfaqësues i Sekretariatit të FNKK nga Gjeneva. Qëllimi i takimeve është monitorimi i implementimit të Kornizës së Zhvillimit të SHN të vitit 2013 dhe paraqitja e një dokumenti për të plotësuar kornizën e zhvillimit që do të propozohet për miratim në Asamblenë e Përgjithshme në dhjetor të vitit 2019. Theksi u vu në shkëmbimin e përvojave të zhvillimit në fushat e udhëheqjes në organizata, stabilitetin financiar, cilësinë e shërbimeve, vullnetarët, rininë, ndryshimin statutor dhe zhvillimin e degëve të forta të shoqatave nacionale. Nga Kryqi i Kuq i RMV-së në takim mori pjesë Vlladimir Vukeliq.

< kthehu mbrapa