U mbajt punëtoria për këmbimin e përvojave dhe zhvillimin e metodologjisë së Zhvillimit të Përbashkët të Komunitetit
Mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, projekti “Zhvillimi i Përbashkët i Komunitetit” sivjet është duke u implementuar përmes dy organizatave komunale të Kryqit të kuq Negotinë dhe Qendër.
Në kuadër të aktiviteteve të projektit të ZHPK-së më 6 tetor të vitit 2017, Kryqi i kuq i RM-së mbajti një punëtori me koordinuesit lokalë të aktiviteteve ZHPK të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatat komunale të Kryqit të kuq Kavadar, Prilep, Veles, Kriva Pallankë, Strugë, Dellçevë, Dibër, Negotinë dhe Qendër.
Qëllimi i punëtorisë ishte këmbimi i përvojave të deritashme dhe dhënia e propozimeve për zhvillimin dhe aplikimin e mjetit ZHPK në aktivitetet e programit të Kryqit të kuq.
Në këtë punëtori u prezantuan të arriturat e deritashme përmes aplikimit të programit ZHPK në nivel nacional dhe lokal. U prezantuan praktikat pozitive dhe sfidat në implementimin e aktiviteteve.
Në diskutimin e koordinuesve lokalë u potencua se ZHPK përfaqëson një mjet të rëndësishëm, që duhet të zhvillohet nga Kryqi i kuq i RM-së dhe duhet të aplikohet në të ardhmen edhe në organizatat tjera komunale që nuk janë përfshirë në të. U theksua se aplikimi i metodologjisë ZHPK në nivel lokal do të ndikojë në mënyrë pozitive në komunitet përmes mobilizimit të tij dhe forcimit të kapaciteteve dhe motivimin e tyre për iniciativa të reja për përmbushjen e nevojave parësore për përmirësimin e kushteve jetësore dhe jetës sociale në komunitet.