U mbajt punëtoria transnacionale në Projektin “Ndihma e parë psikologjike dhe mbështetja psikosociale në situatat komplekse emergjente”
Në kuadër të Projektit “Ndihma e parë psikologjike dhe mbështetja psikosociale në situatat komplekse emergjente”, mbështetur nga BE-ja në periudhën 29.11-02.12.2017 në Zagreb, Kroaci, u mbajt punëtoria transnacionale e ekspertëve për krijimin e veglave për një përgjigje më efikase të punonjësve dhe vullnetarëve në situatat emergjente. Në punëtorinë transnacionale, përveç përfaqësuesve të Kryqit të kuq të RM-së, nga Maqedonia morën pjesë edhe Bllagica Vaniq, profesoreshë universitare, Vesna Samojllovska, përfaqësuese e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Mirjana Jovanovska Stojanovska, përfaqësuese e Dhomës së Psikologëve të RM-së, dhe Ivana Marinçek nga ekipet në terren të Kryqit të kuq të RM-së. Gjatë punëtorisë, ekspertët nga të gjitha vendet gjatë punës në grupe diskutuan për hulumtimin e zbatuar nga ana e Universitetit të Insbrukut dhe dhanë komentet dhe rekomandimet e tyre. Bazuar në përvojat e veta në organizatat e punës ku punojnë dhe pjesëmarrjen e tyre në krizat që kapluan RM-në viteve të fundit (vërshimet dhe kriza e migruesve), ata dhanë rekomandimet e tyre në fushat e ndihmës së parë psikologjike, mbështetjen psikosociale dhe menaxhimin e vullnetarëve spontanë. Rekomandimet e tyre do të evalvohen nga ana e Universitetit të Insbrukut dhe ato do të merren parasysh gjatë përpunimit të veglave të trajnimit që janë drejtuar në tri fusha: ndihma e parë psikologjike dhe mbështetja psikosociale për vullnetarët dhe të punësuarit, si dhe menaxhimi i vullnetarëve spontanë.