7 Tetor, 2020

U MBAJT SEMINAR PËR MOTIVIMIN DHE PROMOVIMIN E DHURIMIT VULLNETAR TË GJAKUT NË RMV-së

Në periudhën nga 02-04 tetor 2020 në hotelin “Solferino” në Strugë u mbajt një seminar për motivimin dhe promovimin e dhurimit vullnetar të gjakut në RMV. Në seminar morën pjesë 24 persona, motivues të rinj nga Klubi i Dhuruesve të Gjakut të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit (përfaqësues të Rafinerisë SHA OKTA, ARMV, FSSH, Institucione Arsimore, SHA Makpetrol, NP Ujësjellës dhe Kanalizime) dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq, Gazi Babë, Kisela Vodë, Karposh, Çair, Kumanovë, Veles, Shtip, Negotinë, Manastir, Tetovë dhe Ohër.

Përmbajtja e seminarit mundësoi që të gjithë pjesëmarrësit të përfshihen aktivisht në punë, mundësi për të shprehur mendimin e tyre dhe shkëmbimin e përvojave, të mësojnë rreth dhurimit të gjakut në RMV-së dhe në botë, kontrollin dhe parandalimin për KOVID 19 dhe rolin e Kryqit të Kuq në trajtimin dhe organizimin e dhurimit të gjakut. aktivitetet në situata krizash dhe epidemish, aspektet e shëndetit publik të ushqyerit, problemet dhe mundësitë për përmirësim, shëndeti mendor i popullatës në situata krizash dhe epidemish dhe rëndësia e mbështetjes psiko-sociale, ushtrime për motivim dhe demotivim, të cilat mund t’i ndryshojmë si dhe aktivitete të propozuara për organizimin e dhurimit të gjakut në situata krize.

< kthehu mbrapa