11 Mars, 2019

U mbajt takimi i 5-të rajonal për projektin “Ndihma e parë psikologjike dhe mbështetja psikosociale në situata të ndërlikuara emergjente

Në kuadrin e projektit “Ndihma e parë psikologjike dhe mbështetja psikosociale në situata të ndërlikuara emergjente”, i mbështetur nga BE-ja në periudhën 07-08.03.2019 në Shkup, u mbajt takimi i pestë koordinues me organizatat partnere që morën pjesë në këtë projekt. Përfaqësuesit e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Italisë, Austrisë, Serbisë, Sllovenisë dhe Kroacisë, si dhe Universitetit të Insbrukut, patën mundësinë të vlerësojnë aktivitetet e deritanishme dhe të bien dakord mbi udhëzimet për periudhën e ardhshme.

< kthehu mbrapa