21 Dhjetor, 2021

U MBAJT TRAJNIM ELEMENTAR KUNDËR ZJARRIT

Më 15 dhe 17 dhjetor të vitit 2021, në hapësirat e Qendrës për Përgatitje dhe Reagim ndaj Fatkeqësive të KKRMV-së është mbajtur trajnimi për ballafaqim me zjarre në pyje. Trajnimi u zhvillua në kuadër të operacionit DREF (fondi i reagimit ndaj fatkeqësive emergjente) i mbështetur financiarisht nga FNKKGJHK

Në punëtori morën pjesë 30 përfaqësues të Organizatave komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, të cilët shpërndanë ndihma humanitare, ishin mbështetje logjistike dhe ndihmë e parë për forcat për shuarjen e zjarreve në pyje gjatë zjarreve që e përfshinë RMV në gusht dhe shtator të vitit 2021.

Trajnimin e realizuan përfaqësuesit e kompanisë “PP Lux Protection” nga Shkupi, si vijon: z. Nikolla Bojkovski, pjesa teorike, pjesëmarrësit trajnuan për trajtimin e zjarreve urbane dhe të hapura, z. Ljupço Dimitrievski për mënyrat e shuarjes së zjarreve.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me përdorimin e aparateve për fikjen e zjarrit, përdorimin e spërkatësve, fshesave të zjarrit dhe hidrantëve.

< kthehu mbrapa