10 Tetor, 2023

U mbajt trajnim për zbatimin e politikave të mbrojtjes së integritetit

Në periudhën prej 06-08.10.2023, në qendrën trajnuese “Solferino” në Strugë, është realizuar trajnimi për 42 punëtorë dhe tëangazhuar nga Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit dhe organizatat komunale të Kryqit të Kuq Gazi Baba, Çair, Karposh, Kisela Voda dhe Qendrîr.

Trajnimi u zhvillua në kuadër të projektit “Parandalimi i shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut” i mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të njihen me politikat e reja të miratuara të shoqatës kombëtare për parandalimin e shfrytëzimit dhe abuzimit seksual, parandalimin e ngacmimeve seksuale, mjedisin e sigurt për fëmijët dhe mbrojtjen e denoncuesve.

< kthehu mbrapa