U mblodhën 2.467.000 denarë nga numrat e telefonit
Më 28.11.2019 në ora 11:00 në Four, Parkland Hospitality Group, mbështetur nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Tuna Sejdiu dhe një pjesë e estradës muzikore mbajti një konferencë shtypi për iniciativën e përbashkët të donacioneve të ndihmës dhe mbështetjes për viktimat e tërmetit në Shqipëri.
Në këtë konferencë shtypi të pranishmëve ju drejtuan Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Sait Saiti, biznesmeni z. Enver Maliqi, këngëtarja e mirënjohur Tuna Sejdiu dhe artistë të tjerë të estradës.
Në konferencën për shtyp u publikuan donacionet përmes numrave të telefonit 143 400 që u grumbulluan deri më sot në ora 09:00 ku u arrit shuma prej 2.467.000 denarë.
Gjithashtu në këtë konferencë ju bë thirrje të gjithë qytetarëve dhe kompanive të vendit për të dhënë donacione, por para së gjithash në të holla për shkak se procesi i rehabilitimit të viktimave të tërmeteve në Shqipëri është i rëndësishëm dhe do të bëhet më së miri me ndihmë në të holla.
Humanizmin e tyre në të holla e treguan gjithashtu një pjesë e estradës muzikore dhe e të pranishmëve në këtë ngjarje.