26 Prill, 2018

U NËNSHKRUA МARRËVESHJE PËR BASHKËPUNIMIT

Më 25 prill, një delegacion i Kryqit të kuq të Shqipërisë vizitoi Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë. Delegacioni i përbërë nga: z. Ylli Alushi, kryetar, Prof. Dr. Shyqyri Subashi – kryetar nderi, z. Artur Katuçi – sekretar i përgjithshëm, z-ja elvetina Stilo – zëvendëssekretare e përgjithshme.

Gjatë vizitës u bë fjalë për thellimin e bashkëpunimit të dy shoqatave nacionale në nivel nacional dhe lokal. Gjithashtu u nënshkrua platforma e bashkëpunimit në veprimtari të ndryshme programore të dy shoqatave nacionale. Dy shoqatat nacionale kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit të dyanshëm në vitin 1998. Gjatë qëndrimit tek ne gjithashtu do të vizitohet edhe Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit dhe Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë – Organizata komunale Çair, ku do të prezantohen disa aktiviteteve të shoqatës nacionale si: Qendra ditore e dhurimit të gjakut, Qendra ditore për të moshuarit, Qendra për të pastrehët dhe Qendra e logjistikës së KKRM-së.

< kthehu mbrapa