19 Mars, 2014

U realizua punëtori për edukimin e edukatorëve për tuberkulozë në kuadër të projektit intervenime DOTS në Republikën e Maqedonisë përkrahur nga Fondi global

ckrm19Në periudhën prej 12 – 14 mars të vitit 2014, në qendrën edukative për kuadër “Solferino” në Strugë u realizua punëtori për trajnim të edukatorëve për tuberkulozë në kuadër të projektit intervenime DOTS në Republikën e Maqedonisë të përkrahur në mënyrë financiare me grant për tuberkulozë nga Fondi global për SIDA, tuberkulozë dhe malaria. Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë (KKRM) këtë projekt e zbaton me qëllim që të kontribuojë në mbajtjen e kontrollit të tuberkulozit në vendin tonë.

Qëllimi i punëtorisë ishte që pjesëmarrësit, përfaqësuesit e organizatave komunale të Kryqit të Kuq Vallandovë, Kërçovë, Strugë dhe Kavadar të marin njohuri profesionale në bazë të tuberkulozit, të njoftohen, t’i përmirësojnë aftësitë e veta komunikative, punën në ekip, përgatitja personale, si dhe përmirësimi i vetbesimit për komunikim me grupe të ndryshme të njerëzve. Gjithashtu nëpërmjet trajnimit dhe metodologjisë të hasdin aftësi për prezantim të këshillave dhe rekomandimeve shëndetësore, si dhe mënyra e lajmërimit për aktivitetet e realizuara në kuadër të projektit për të cilat do të angazhohen në periudhën që vjen. Punëtoria u realizua në bashkëpunim me Institutin për tuberkulozë dhe sëmundje të mushkërive të bardha, përfaqësuesi i së cilit d-r Maja Zakova ishte e angazhuar për njohjen dhe bartjen e informacioneve tek pjesëmarrësit në bazë të pjesës profesionale të tuberkulozit, përderisa për temat tjera u përkujdesën prof. d-r Sunçica Dimitrijoska nga Instituti për punë dhe politikë sociale. Edukatorët e trajnuar në periudhën që vjen me përkrahje të personave profesional të KKRM-së do të angazhohen për realizimin e aktiviteteve për preventivë nga tuberkulozi tek grupet e rrezikuara të popullatës në kuadër të organizatave të veta komunale.

< kthehu mbrapa