16 Dhjetor, 2013

U realizua punëtori përgatitore në kuadër të projektit Përpunimi i planit strategjik për përmirësimin e kontrollit të tuberkulozit në komunën Vallandovë

Më 13 nëntor të vitit 2013 në Vallandovë u realizua punëtori përgatitore në kuadër të projektit Përpunimi i planit strategjik për përmirësimin e kontrollit të tuberkulozit nga Fondi global për luftë kundër SIDA, tuberkulozit dhe malaries.

Duke përdorur projekti metodologjinë e Zhvillimit të përbashkët të njësive (metodologji e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe) ka për qëllim t’i vërtetojë prioritetet dhe problemet në bazë të tuberkulozit në nivel lokal dhe krijimin e aktiviteteve të qëndrueshme dhe efikase të cilat do të kontribuojnë për zbulimin e hershëm të tuberkulozit, sukses më të madh në shërimin dhe ngritjen e vetëdijes publike për këtë sëmundje, e që të njëjtat do të hynë në kuadër të planit aksional lokal të komunës së Vallandovës.

Në punëtori morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së shëndetësisë, Kryqit të Kuq të RM-së, organizata komunale e KK Vallandovë, përfaqësues të vetqeverisjes lokale në Vallandovë, përfaqësues social dhe shëndetësor, përfaqësues të sektorit arsimor.

Punëtoria kishte për qëllim njohjen e të pranishmive me gjendjen e përgjithshme me tuberkulozin në botë dhe tek ne, aktivitetet në kuadër të Strategjisë nacionale për kontrollimin e tuberkulozit dhe përcaktimin e kornizës kohore për realizimin e aktiviteteve të parapara në kuadër të projektit, si dhe njohjen me obligimeve të koordinatorit lokal dhe përfaqësuesin e vetqeverisjes lokale si partner në implementimin e projektit.

Me realizimin e kësaj punëtorie, në mënyrë zyrtare u shënua fillimi i realizimit të aktiviteteve projektuese

< kthehu mbrapa