U realizua punëtoria për planifikimin e projektit
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë nga 01 deri më 05 shkurt të vitit 2018 në Qendrën e kuadrove dhe të rekreacionit të Kryqit të kuq “Solferino” në Strugë, mbajti një punëtori për planifikim të projektit në kuadër të implementimit të projektit për ngritjen e kapaciteteve, i mbështetur nga Federata Ndërkombëtare. Qëllimi i trajnimit ishte të përmirësohen kapacitetet e përfaqësuesve të organizatave komunale të Kryqit të kuq për planifikim të projektit. Në këtë punëtori morën pjesë 19 vullnetarë dhe të punësuar nga organizatat komunale të Kryqit të kuq Berovë, Manastir, Kriva Pallankë, Vinicë, Gjevgjeli, Dibër, Demir Hisar, Kërçovë, Dellçevë dhe Ohër. Punëtoria iu kushtua trajnimit të resurseve njerëzore për përpunimin e projekteve për donatorë të ndryshëm, në përputhje me doracakët e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe për planifikimin e projektit dhe monitorimin dhe vlerësimin. Në përputhje me udhëzimet që u dhanë në këtë punëtori, pjesëmarrësit nga çdo organizatë komunale e Kryqit të kuq kanë për detyrë të përgatisin propozim-projekt, nëpërmjet të cilit do të kenë mundësi për të zbatuar njohuritë e fituara. Projektet e përgatitura do të rishikohen në punëtorinë e ardhshme, të cilën Kryqi i kuq i RM-së do ta organizojë me qëllim që të jepet mbështetje në finalizimin e projekteve.