30 Tetor, 2013

U realizua trajnim simulues për evakuim në shkollë

valansdovoNë kuadër të projektit Aktivitete për uljen e rreziqeve nga katastrofat, që në mënyrë financiare është përkrahur nga Gjysmëhëna e kuqe e Turqisë u mbajt trajnim simulues për evakuim në shkollë. Realizimi i trajnimit është pasojë logjike e aktiviteteve projektuese të implementuara paraprakisht në rajonin e Vallandovës, dhe paraqet mundësi për implementim praktik të diturisë së hasur të profesorëve dhe nxënësve dhe e njëjta u realizua SHFK Namuk Qemal, në fshatin Çallakli. Përskaj Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht organizatës komunale të Kryqit të Kuq Vallandovë, në trajnim  morën pjesë edhe ekipet e TPPE Vallandovë, Ndihma e shpejtë mjekësore, MPB dhe qendrat rajonale të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Qendra për menaxhim me kriza. Trajnimi simulues ku u simulua tërmet, u zhvillua sipas skenarit dhe i njëjti u zbatua me notë të lartë të koordinimit dhe kryerjes në kohë. Me implementimin e projektit Aktivitete për uljen e rreziqeve nga katastrofat, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, nëpërmjet organizatës komunale të Kryqit të Kuq Vallandovë në mënyrë të rëndësishme kontribuoi kah përforcimi i kapaciteteve lokale për uljen e rreziqeve nga katastrofat.

< kthehu mbrapa