24 Shtator, 2015

U realizua trajnimi i vullnetarëve për dhënien e ndihmës së parë

Misioni humanitar i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, është që ta përparojë jetën e grupeve vulnerabile të popullatës duke vënë theks në shëndetin e tyre. Emigrantët janë një ndër grupet vulnerabile të popullatës për shkak të numrit të madh të arsyeve si rruga e gjatë dhe e rraskapitur nën rrethana të vështira, mungesa e ujit dhe ushqimit, strehimi dhe siguria etj.

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë që nga fillimi i krizës së emigrantëve në mënyrë aktive është kyçur në ndihmën humanitare me shpërndarjen e ujit, ushqimit, thasëve për fjetje, batanie etj dhe dhënie të ndihmës së praë për ata të cilët kanë nevojë.

Me qëllim përforcimin e kapaciteteve të ekipeve mobile të cilët japin ndihmën e parë, e me përkrahje financiare të Organizatës botërore të shëndetësisë – zyra në Shkup në periudhën prej 22 – 23 Shtator 2015, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë zbatoi trajnim elementar për ndihmë të parë për vullnetarë të cilët do të kyçen në aktivitetet humanitare të Kryqit të kuq për të ndihmuar emigrantët.

Trajnimi u realizua në bashkëpunim me Qendrën ushtarake medicinale dhe kishte për qëllim hasjen e diturive dhe aftësive praktike nga fusha e ndihmës së parë. Vullnetarët u hasën me dituri dhe aftësi teorike për të dhënë ndihmën e parë në rast të situatave urgjente të rrezikshme për jetë, njohje të simptomeve dhe dhënie në kohë të ndihmës së parë gjatë lëndimeve, gjakderdhjeve, shok, vala e nxehtë, ngrirje, hipotermi, gjallërim të zemrës – mushkërive të bardha.

natparamed

< kthehu mbrapa