14 Shkurt, 2019

U zbatua trajnimi për mbrojtjen dhe vetëmbrojtjen në rast të katastrofave për personelin

Në kuadër të aktiviteteve të programit të Programit për gatishmëri dhe veprim në rast të katastrofave, më datë 12.02.2019 në ambientet e SHF “Mirçe Acev” – Shkup, u mbajt një punëtori edukative për Mbrojtjen dhe vetëmbrojtjen në rast të katastrofave.

Në këtë punëtori morën pjesë 45 punonjës, arsimtarë dhe personeli teknik i kësaj shkolle. Në punëtori u diskutuan temat në fushën e mbrojtjes dhe vetëmbrojtjes në rast të një katastrofe, si dhe hapat që duhet të ndërmerren para, gjatë dhe pas katastrofës, në mënyrë që të rritet siguria e nxënësve.

Arsimtarët dhe personeli teknik nga Kryqi i kuq të Republikës së Maqedonisë morën material edukativ dhe video edukative (tërmeti, vala e ftohtë, valë e nxehtësisë) në mënyrë që të jenë në gjendje për t’i zbatuar dhe për t’i diseminuar pastaj njohuritë e marra tek nxënësit dhe prindërit.

< kthehu mbrapa