25 Qershor, 2019

U zgjodh udhëheqja e re e të rinjve të Kryqit të kuq të RM-së

Më 22.06.2019 u mbajt mbledhja zgjedhore konstitutive e Këshillit të të rinjve të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë për mandatin e viteve 2019-2021. Kryetare e Këshillit të të rinjve u zgjodh Dr. Alenka Shopova (OKKK Qendër), ndërsa nënkryetar u zgjodh Burhan Klinçe (OKKK Gostivar). Përveç kësaj, si anëtarë të trupit koordinues të të rinjve të Kryqit të kuq të RM-së u zgjodhën: Sanja Matovska (KK i qytetit të Shkupit), Aleksandra Sandeva (OKKK Radovish), Ardit Qaili (OKKK Çair), Kristijan Millosheviq (OKKK Veles) dhe Bisera Bojkovska (OKKK Kisella Vodë).

< kthehu mbrapa