U ZGJODHËN 40 PËRDORUES TË PROJEKTIT “NDËRMERR AKSION PËR KONKURENCË MË TË MIRË NË TREGUN E PUNËS”
Me qëllim që të përforcohet kyçja sociale e personave në rrezik në tregun e punës, Kryqi i kuq i RM-së në partneritet me Odën e zejtarëve të qytetit të Shkupit, në kuadër të Programit operativ për zhvillimin e resurseve njerëzore 2007 – 2013 (IPA komponenta 4) e implementon projektin “Ndërmerr aksion për konkurencë më të mirë në tregun e punës”, financuar nga Bashkimi evropian.
Gjatë muajve mars dhe prill 2016 u realizua faza e identifikimit dhe seleksionimit të përdoruesve të projektit nga ana e ekipit të punëtorve social dhe psikologut. Ata zhvilluan bisedime me gjithsej 210 persona dhe u zbatuan pyetësorë me 78 persona, pastaj u bë analiza në bazë të së cilës u zgjodhën 40 përdorues të projektit të cilët do të ndjekin një mori trajnimesh për rritje dhe zhvillim personal dhe zeje që do të mundësojnë punësimin e këtyre personave.
Që të njoftohen me qëllimet dhe aktivitetet e projektit, për 40 personat e zgjedhur, më 12 mars 2016 u organizua mbledhje në hapësirat e Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit ku u ftuan edhe persona si shembuj pozitiv të cilët e treguan tregimin e tyre dhe i motivuan të pranishmit që t’i ndjekin me rregull trajnimet dhe të jenë ambicioz në realizimin e qëllimeve të veta. Nga mbledhja dolën pyetje dhe diskutime të dobishme dhe e njëjta u zhvillua në atmosferë pozitive dhe motivuese.