U zhvillua një seminar mbi ndërtimin e ekipit
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë nga 10 deri 12 shkurt të vitit 2018 në Qendrën e kuadrove dhe rekreacionit të Kryqit të kuq, “Solferino” në Strugë, mbajti punëtorinë për ndërtimin e ekipit.
Qëllimi i ndërtimit të ekipit që e organizojmë ne është ndërtimi i një ekipi më të mirë dhe koheziv, që mund të punojë si një në kryerjen e detyrave të përditshme dhe punën nën presion, bashkëpunimi më i mirë dhe zhvillimi i frymës ekipore ndërmjet anëtarëve të ekipit dhe ngritja e nivelit të motivimit. Edhe pse Kryqi i kuq ka një ekip të shkëlqyer me përvojë, energjik dhe koheziv, motoja jonë është se gjithnjë mund të ecim më mirë drejt zhvillimit dhe krijimit të një ekipi të përsosur, theksoi sekretari i përgjithshëm, Dr. Sait Saiti.
Punëtoria treditore ishte e përbërë nga aktivitete të ndryshme rekreative dhe propozime për përmirësimin e komunikimit me kapacitetet potenciale dhe ekzistuese, dhe në fund u prezantuan rezultatet e pritshme, dhe aktivitetet e ardhshme zhvillimore të Kryqit të kuq në përputhje me misionin dhe vizionin drejt të cilit synon Kryqi i kuq.