27 Janar, 2015

Ujërat e shenjta

vodici_rep615

Në mënyrë tradicionale, me rastin e festës krishtere Ujërat e shenjta më 19.01.2015, Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit me Njësitin për përgjigje gjatë katastrofave ishte pjesë e manifestimit me qëllim për sigurinë e 127 notuesve të cilët hyjnë në ujërat e lumit Vradar pas kryqit të shenjtë. Në këtë ngjarje u angazhuan rreth 60 vullnetarë të cilët ishin të ndarë në katër ekipe dhe atë: Qendra për siguri në ujë, Ekipi për përgjigje gjatë katastrofave, Ekipi për shpëtim në mal dhe Ekipi i mjekëve profesional. Ngjara u zhvillua në mënyrën më të mirë me disa lëndime të cilat me sukses u sanuan dhe u përkujdesën në tendat për ndihmë të parë nga ana e Ekipit të mjekëve dhe ndihma e parë e Ekipit për përgjigje në ujë, me çka përsëri Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit në mënyrë maksimale dhe profesionale e mbaroi përgjegjësinë dhe obligimin e vet. I tërë procesi i veprimit të Njësitit për përgjigje gjatë katastrofave u përbë nga përgatitje të mëparshme, mbledhje koordinative, vlerësime në teren, veprim gjatë manifestimit dhe gjithsesi pastrim në teren pas mbarimit të të njëjtës.

< kthehu mbrapa