Urime 21 maji – Dita e pavarësisë së Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë
Të nderuar,
Më lejoni që në emër të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë t’ua përgëzoj të gjithë vullnetarëve, anëtarëve dhe punonjësve tanë, 21 Majin – Ditën e Pavarësisë së shoqërisë sonë kombëtare.
Që nga pavarësia jonë më 1992 deri më sot, organizata jonë u ka qëndruar në ballë sfidave të shumta dhe i ka tejkaluar ato me sukses. Kemi punuar me refugjatë nga ish-Jugosllavia, me njerëz të zhvendosur brenda vendit, me emigrantë, me njerëz të prekur nga përmbytjet, tërmetet, shtigjet e dëborës e kështu me radhë. Vazhdimisht po punojmë edhe me njerëz të prekur nga ndryshimet klimatike si valët e dimrit të ftohtë dhe valët e nxehtësisë gjatë periudhës së verës.
Organizata jonë kontribuon pandërprerë në promovimin e ndihmës së parë në vend, promovimin e dhurimit të gjakut dhe ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen nga problemet e ndryshme shëndetësore që paraqiten. Si një organizatë humanitare, jemi vazhdimisht duke punuar në programe sociale për të përmirësuar jetën e kategorive më të rrezikuara dhe më të ndjeshme të popullsisë.
Gjithashtu po promovojmë vazhdimisht edhe vullnetarizmin. Ne punojmë si me të rinjtë ashtu edhe me të moshuarit, sepse çdo vullnetar është i rëndësishëm për ne si organizatë. Vetëm në këtë mënyrë mund të jemi më afër komuniteteve lokale.
Si një kontribues në rolin ndihmës të autoriteteve dhe institucioneve qeveritare, ne japim një kontribut të veçantë në promovimin e të drejtës humanitare ndërkombëtare dhe mbrojtjen e popullatës nga fatkeqësitë dhe rastet emergjente.
Ne jemi bërë shoqëria e parë e çertifikuar kombëtare në Lëvizje, për të cilën jemi veçanërisht krenarë. Ne kultivojmë marrëdhënie partneriteti me komponentët e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, me Bashkimin Evropian dhe agjencitë e Kombeve të Bashkuara, si dhe me sektorin e korporatave.
Jemi krenar për arritjet tona dhe po punojmë vazhdimisht në përmirësimin e kapaciteteve tona dhe gatishmërisë operacionale.
Më lejoni t’ju përgëzoj në emër të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë 21 Majin – Ditën e Pavarësisë së Kryqit të Kuq të Maqedonisë dhe le të vazhdojmë të punojmë së bashku për interesin më të mirë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Me respekt,
Dr Sait Saiti
Sekretar i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RM