Vazhdojne trajnimet – Kryqi i kuq ne aksion- promovimi i vlerave humane
Pas përfundimit të trajnimeve të para PVH nga ana e diseminatorëve të trajnuar, pasuan trajnimet e dyta për këta të rinj në çdo Organizatë komunale të Kryqit të kuq. Ekipi PVH që përfshin 30 instruktorë, për tre javë ka kryer 40 trajnime për projekte të vogla. Në kuadër të këtyre trajnimeve, të rinjtë e moshës 13 deri 17 vjeç janë vetëdijesuar për problemet që shqetësojnë komunitetin dhe individët në të dhe u është ofruar një mjet me të cilin mund të zgjidhin problemet, në tërësi ose pjesërisht. Të rinjtë për 2 muaj, deri më 20 prill do t’i realizojnë projektet e vogla, të ndarë në ekipe të vogla me nga rreth 5 anëtarë do të veprojnë në terren. Ata do të jenë në gjendje të hulumtojnë, të komunikojnë me përdoruesit, të njohin nevojat e tyre, të mendojnë për aktivitetet që duhet t’i realizojnë për të arritur qëllimin. Për të gjithë kohën ata do të përballen me problemet dhe do të përpiqen për të gjetur zgjidhje me mbështetjen e ekipit të tyre, të diseminatorit përgjegjës dhe me mbështetjen e drejtuesve të Organizatës komunale prej nga ata vijnë.
Vitin e kaluar janë realizuar 184 projektet të vogla dhe janë ndihmuar 3790 individë.