Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Vizita e delegacionit të Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe te Kryqi i kuq i RM-së

2017-09-06

Vizita e delegacionit të Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe te Kryqi i kuq i RM-së

Një delegacion i Federatës ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, i përbërë nga: z. Sajmon Misiri, Drejtor Rajonal i Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe për Evropën, dhe Mete Peterson, Udhëheqës i Grupit Rajonal, ishin në vizitë treditore në Republikën e Maqedonisë prej 30 gushtit deri më 1 shtator të vitit 2017.

Gjatë qëndrimit u realizuan takime në Zyrën qendrore të Kryqit të kuq të RM-së me sekretarin e përgjithshëm të Kryqit të kuq të RM-së, Dr. Sait Saiti dhe Shërbimin profesional të Kryqit të kuq të RM-së, në Kryqin e kuq në Organizatën komunale në Ohër me kryetarin e Kryqit të kuq të Ohrit, z. Sasho Toçkov, në Ministrinë e Punëve të Brendshme me ministrin z. Oliver Spasovski dhe në Kryqin e kuq të qytetit të Shkupit me sekretarin e Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, z-ja Suzana Tuneva Paunovska. Delegacioni së bashku me Sekretarin e përgjithshëm të Kryqit të kuq të RM-së, Dr. Sait Saiti vizituan Qendrën ditore të dhurimit të gjakut “Dare Xhambaz”, Qendrën ditore për personat e moshuar, pikën për të pastrehët dhe qendrën logjistike të Kryqit të kuq të RM-së.

Gjatë vizitës në Zyrën qendrore të Kryqit të kuq të RM-së, më 1 shtator të vitit 2017, u diskutua për funksionin e përgjithshëm të Shoqatës nacionale si dhe për funksionimin e programeve përkatëse në fushat e veprimtarisë shëndetësore parandaluese, të veprimtarisë humanitare sociale, gatishmërisë dhe të vepruarit në katastrofa, menaxhimit të vullnetarëve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Shoqatës nacionale.

BOCA

Линија на интегритет

Локации на црвен крст на Република Северна Македонија

КРВОДАРИТЕЛСКИ АКЦИИ

2024

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/user/MacedonianRedCross

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2025