Vizita e delegacionit të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe tek Kryqi i kuq i Organizatës komunale të Ohrit
Një delegacion i Federatës ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, i përbërë nga: z. Sajmon Misiri, Drejtor Rajonal i Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe për Evropën, dhe Mete Peterson, Udhëheqës i Grupit Rajonal, ishin në vizitë treditore në Republikën e Maqedonisë prej 30 gushtit deri më 1 shtator të vitit 2017.
Gjatë vizitës së tyre në vendin tonë, më 31 gusht ata së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Kryqit të kuq të RM-së, z. Sait Saiti, vizituan Kryqin e kuq në Ohër, ku u pritën nga kryetari i Kryqit të kuq të Ohrit, z. Sasho Toçkov. Në këtë takim u diskutua për aktivitetet e shumta të cilat i realizon Kryqi i kuq i Ohrit, duke vënë theksin e veçantë në aktivitetet e Qendrës së Sigurisë në Ujëra. Më pas, është demonstruar një ushtrim demonstrues i shpëtimtarëve në ujë duke treguar teknikat e shpëtimit të një njeriu që po mbytet nga toka dhe barka.