Vizita e delegacionit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke
Më 15 korrik 2021, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RSM, z. Sait Saiti u takua me një delegacion nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke e përbërë nga Fuat Emin, Gurkan Tulek, Hizir Evren Koxhaaarslan, Muhammed Bumin Turhan dhe Xhemal Gokbullut.
Qëllimi i vizitës është bashkëpunimi aktual i dy Shoqërive Kombëtare, me referencë të veçantë për aktivitetet e Gjysmëhënës së Kuqe Turke për festën e ardhshme të Kurban Bajramit, ku është planifikuar të shpërndajë ndihma humanitare në disa qytete të vendit.
Kryqi i Kuq i RMV-së në kuadër të këtyre aktiviteteve do të përfshihet me mbështetje logjistike dhe vullnetarë për realizimin e këtij aktiviteti për festën e Kurban Bajramit.
Në takim, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, z. Sait Saiti shprehu mirënjohjen dhe kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e tanishëm me Gjysmëhënën e Kuqe Turke për ofrimin e vazhdueshëm të ndihmës humanitare për njerëzit në nevojë.