Red Cross Shape
    Search Icon
    mk-flagal-flagen-flag
Vizita e kryetarit të Gjysmëhënës së kuqe të Turqisë tek Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë

2017-09-06

Vizita e kryetarit të Gjysmëhënës së kuqe të Turqisë tek Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë

Më 1 shtator të vitit 2017, kryetari i Gjysmëhënës së kuqe të Turqisë, Dr. Kerem Kinik, realizoi një vizitë punë në Zyrën qendrore të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë ku u prit nga sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Dr. Sait Saiti.

Qëllimi i vizitës ishte këmbimi i përvojave dhe praktikave të deritashme, si dhe i mundësive për një bashkëpunim të ardhshëm midis dy Shoqatave nacionale.